Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec ka thënë se Sllovenia mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO në çdo kohë.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë ai.
Erjavec, gjatë një konference për media me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli ka thënë se Sllovenia mbështet qëllimet e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se ka sjellë me vete në Kosovë përfaqësuesit e 20 kompanive të interesuara për të investuar në Kosovë.
“Mbi 20 kompani janë këtu prezent dhe jam i bindur se ky hap do të thotë vazhdim i bashkëpunimit mes dy vendeve. Dëshirojmë të investojmë edhe më shumë në Kosovë. Kosova është për ne një nga partnerët më të rëndësishëm kur kemi të bëjmë me investime jashtë vendit. Sa i përket marrëdhënieve politike, Sllovenia mbështet qëllimet e Kosovës”, tha Erjavec.
Sipas tij, Kosova ka përmirësime në fushën e infrastrukturës duke u shprehur i bindur me integrimin evropian këto zhvillime do të rriten./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër