Disa persona kanë raportuar se erërat e forta që goditën Pejën kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke rrëzuar panelet diellore të një hoteli.
Si pasojë, një person ka pësuar dëme në kulmin e shtëpisë së tij, ndërsa tjetri ka pasur dëmtime në veturën private.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është ende nën hetime.
“Rr. UÇK-së, Pejë 20-21.12.2024-NN. Ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar