Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS ka dal me një reagim, sa i përket erërave të forta që kanë filluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe pjesërisht në Gjakovë.
KEDS njofton se ekipet janë mobilizuar në terren.
“Ekipet tona janë mobilizuar që mbrëmë me të filluar erërat në rajonin e Pejës, për të vazhduar sot edhe në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe pjesërisht në Gjakovë” njofton KEDS.
Tutje në njoftim thuhet se falë intervenimit të menjëhershëm disa dalje janë rikthyer në funksion tashmë, ndërsa një numër i caktuar i tyre vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.
“Falë këtij intervenimi të menjëhershëm, disa Dalje janë rikthyer në funksion tashmë, ndërsa një numër i caktuar i tyre vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.
KEDS ka angazhuar ekipe shtesë në këto rajone, në mënyrë që të gjitha Daljet të rikyçen sa më parë që është e mundur, për çka kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët tanë të afektuar”, njofton KEDS./Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...