Qytetarët e Vushtrrisë dhe Suharekës janë ankuar se kanë ndërprerje të gjata të energjisë elektrike për 24 orë.
KosovaPress ka marrë disa ankesa nga qytetarët e këtyre komunave. Prishjet i ka konfirmuar edhe KEDS-i.
Zëdhënësi i kësaj të fundit Viktor Buzhala tha për KosovaPress se erërat e forta që kanë mbretëruar në këto rajone kanë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik.
Por, megjithatë Buzhala thotë se prishjet nuk kanë zgjatur aq shumë sa kanë thënë qytetarët.
Ai, tha se prishjet në Suharekë janë rregulluar ditën e djeshme ndërsa to në Vushtrri sipas Buzhalës do të përfundojnë sot.
“Në Suharekë ka pasur prishje, por ato janë evituar dje. Ku prishja më e madhe ka zgjatur 5 orë nuk bëhet fjalë për 24 orë. Prishje të cilat kanë ardhur si shkas i tensionit të lart. Për prishjet në Komunë të Vushtrrisë janë të gjitha ekipet, ku disa prishje i kanë evituar dje. Ndërsa të gjitha prishjet të tjera do të evitohen sot, pasi janë të gjitha ekipet në teren. Po ashtu edhe prishjet në Vushtrri janë të njëjta me ato të Suharekës, ku shkaktarë i këtyre prishjeve janë erërat e forta”, tha ai.
Buzhala ka shtuar së prishje të tjera nuk janë shkaktuar pos në këto dy vende.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...