Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i është drejtuar një turme përpara pallatit të tij presidencial, ku ndër të tjera ka theksuar se ‘fitorja në referendum është demokratike’ dhe se nuk brengoset se çfarë mendon Europa.
Edogan ka nënvlerësuar kritikat vendase dhe ndërkombëtare në lidhje me referendumin e mbajtur në Turqi, i cili triumfoi me një rezultat të ngushtë mes votesve ‘po’ dhe ‘jo’, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk brengosemi për mendimet e ‘Hansit’ dhe ‘George’,” ka thënë Erdogan, duke përdorur emrat europianë për t’iu drejtuar kritikëve ndërkombëtarë.
“Të gjitha debatet mbi referendumin tashmë janë të kota”, ka shtuar ai.
OSBE ka deklaruar se gjatë fushatës është penguar liria e shprehjes dhe se votimi nuk ka shkuar në bazë të standardeve europiane./Arbresh.info
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...