Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është drejtuar popullit, pas sulmeve të sotme në Stamboll.
“Sot është organizuar një sulm terrorist, pas ndeshjes mes Besiktasit dhe Bursasporit. Sot kemi njerëz të lënduar dhe dëshmorë. Këto sulme po vijnë prej ISIS-it, organizatës FETO dhe terroristëve të PKK-së. Ne nuk do të përkulemi edhe para shteteve që e përkrahin këta terroristë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër tyre. Ngushëllime dëshmorëve dhe shërim të lënduarve”, tha Erdogan, transmeton Telegrafi.
Ai përmend se gjatë sulmit ka të lënduar dhe të vrarë, ndërsa shton po ashtu se do të veprojmë si me rastin e puçit ushtarak, duke shprehur vendosmëri në gjetjen e personave përgjegjës të këtij sulmi terrorist.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...