Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u ka bërë thirrje myslimanëve anembanë botës për të “vizituar” dhe për të “mbrojtur” Jerusalemin.
Komentet e liderit të martën erdhën pas ditëve të dhunës që u shkaktuan për aksesin në xhaminë el-Aqsa në Shenjtoren Fisnike të qytetit, i njohur si Mali i Tempullit në judaizëm, transmeton portali arbresh.info.
Vendi është i shenjtë për të dyja palët, myslimanët dhe hebrenjtë dhe si i tillë është një pikë e nxehtë në konfliktin arabo-izraelit.
LEXO EDHE: Çfarë e bën Jerusalemin kaq të shenjtë?
Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu votoi të hënën në mbrëmje për të larguar detektorë metalikë të ngritur jashtë al-Aqsa në përgjigje të një sulmi atje nga një arab që vrau dy policë izraelitë më 14 korrik.
Palestinezët pretenduan se Izraeli ishte duke u përpjekur të zgjeronte kontrollin e saj në vendin e administruar mysliman, i cili mbikëqyret nga Jordani fqinj.
Izraeli ka mohuar akuzat, duke thënë se ato janë masat e nevojshme të sigurisë./Arbresh.info
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore