Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur i përkushtuar se vendi i tij do ta pastroj gjithë kufirin me Sirinë nga ata që ai i cilësoi si “terroristë”.
Duke folur sot në Kongresin e partisë së tij AK, në provincën veriore, Amasya, zoti Erdogan theksoi se Turqia do të jetë e sigurt se refugjatët sirianë, që Ankaraja u ka dhënë strehim, mund të kthehen atëherë kur kufiri është i pastruar nga militantët.
Këto komente janë bërë derisa ofensiva ushtarake turke në rajonin Afrin në pjesën veriore të Sirisë, ka hyrë në javën e dytë.
Ishte raportuar se trupat turke dhe luftëtarët aleatë sirianë e kanë marrë kontrollin ndaj një mali strategjik.
Policia kurde dhe Observatori sirian për të drejtat e njeriut, kanë raportuar për luftime të ashpra në malin, Bursayah, që e ndanë enklavën nën kontrollin kurd Afrin, nga qyteti Azaz, që kontrollohet nga Turqia.
Ushtria e Turqisë tha sot se pjesëtarët e vet dhe luftëtarët opozitarë aleatë sirianë e kanë marrë këtë mal, me ndihmën e sulmeve ajrore, helikopterëve, fluturakeve ushtarake pa ekipazh, e pasisjeve të tjera.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney