Sot gjatë ditës, në qytetin e Drenasit është regjistruar një erë e fuqishme që ka shkaktuar rrëzimin e një lisi të madh në një pjesë të qytetit.
Komuna e Drenasit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pa shkaktuar lëndime në njerëz, por pema e rrëzuar ka penguar qarkullimin dhe paraqiste rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, ka reaguar me shpejtësi, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërhyrë për largimin e pemës së rrëzuar”, thuhet në njoftim.
Në fund shtohet se ekipet kanë punuar në kohë të shkurtër për të pastruar hapësirën dhe për të rivendosur normalitetin.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan