Ka nisur seanca e 37-të me radhë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit.
Procesi vazhdon të mbetet i bllokuar në votimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe deri më tani nuk kanë propozuar as anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim.
Si pasojë, sa herë që kjo çështje është hedhur në votim, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancën e fundit, propozimi për themelimin e Komisionit nuk arriti të kalojë, pasi 53 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic