Në raportin e publikuar nga BIRN dhe Intereëes Kosova për gjetjen dhe monitorimi e rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave ka folur edhe Kryetari I Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci ai ka akuzuar misionin e Bashkimit Evropian për sundimit të ligjit EULEX, raporton arbresh.info.
“Pikërisht prej EULEX jaën kompliku gjanat. Për shembull ka raste që ata i kanë dqëgju 16 dëshimtarë dhe na i kanë dorëzu lëndët”, tha Peci
Sipas tij, lëndët nuk kryhen me ditë ose me muaj.
“Ky është proces, s’mujm me thanë deri në qershor kryhen këto lëndë e nëse s’kryhen s’ka liberalizim , nuk mujm me mate kryerjen e lëndëve më ditë ose me muaj, sepse ka kompleksitet të rasteve”, tha ai.
Po ashtu ai tha përpos rasteve të shënjestruara kemi edhe lëndë për korrupsion.
“Përveç rasteve të shënjestruara, kemi plan veprimi edhe për lëndë të korrupsionit. Me i trajtu edhe këto raste me prioritet gjyqtarët, jo veç ato për liberalizimit”, tha Peci.
Po ashtu ai beson që shpejt ka me pasur edhe rezultate konkrete.
“S’mujm me thanë në fund të qeshorit krejt kanë mu kry. Gjykatata nuk punohet me automatizëm”, tha ai/arbresh.info.
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...