Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjeve skandaloze “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një ndeshje basketbolli në Kumanovë, Maqedonia e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e cilësoi këtë gjuhë si fashiste dhe raciste, duke theksuar se ajo përbën një akt që tejkalon çdo vijë të kuqe të bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave demokratike.
Sipas tij, shqiptarët janë faktor shtetformues, kontribuues të palëkundur në stabilitetin dhe rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, dhe nuk do të lejojnë askënd të nëpërkëmbë dinjitetin e tyre.
“Askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin e një kombi që është shtetformues, faktor paqeje dhe partner kyç në rrugën euroatlantike të rajonit”, thekson Hoxhaj në reagimin e tij.
Ky qëndrim vjen në një kohë kur heshtja e autoriteteve në Shkup po shihet si shqetësim në rritje dhe bashkëfajësi morale me aktet e urrejtjes që rrezikojnë bashkëjetesën ndëretnike në vend./Arbresh.info
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë