Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka publikuar një fotografi të aeroplanit luftarak të NATO-s që bombardoi Serbinë më 24 mars të 1999, shkruan arbresh.info.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova do të jetë përjetë falënderuese ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë.
“Para 23 vitesh bota u bashkua që ta ndalojë gjenocidin serb në Kosovë. Sot, Kosova kujton ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve që ndaluan gjenocidin dhe u është përjetë falenderuese. Ky aeroplan në fotografi është njëri prej të shumtëve të përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe që tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë! ????”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, derisa ka shpërndarë edhe fotografinë e aeroplanit luftarak të NATO-s./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...