Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është nisur drejt Hagës, atje ku sot do të mbahet protesta e thirrur në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi të cilët ndodhen në një proces të tejzgjatur gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoxhaj ka treguar se po niset drejt Hagës për të mbrojtur vlerën më të shenjtë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sollën lirinë e pavarësinë e Kosovës.
“Drejt Hagës, në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së!”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...