Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e përshkroi takimin si emocional dhe të rëndësishëm personalisht, duke theksuar se Thaçi dhe Veseli po përballen me dinjitet me sfida të mëdha.
“Sot isha në Hagë, pranë dy miqve të mi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Takimi me ta ishte emocional dhe i rëndësishëm për mua personalisht. Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi. Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai shtoi se vizita pranë miqve të tij ishte një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për kontributin dhe qëndrueshmërinë e tyre në përballje me drejtësinë ndërkombëtare./Arbresh.info
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri