Kongresmeni amerikan Eliot Engel i ka dhuruar sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj një flamur të ShBA-ve i cili siç tha, ka valuar në ndërtesën e kongresit amerikan në nder të Haradinajt.
Engel tha se ia prezanton këtë flamur Haradinajt si simbol i demokracisë, shkruan arbresh.info.
“Ky është flamuri i ShBA-së dhe kam bërë kërkesë që ky flamur të valoj në Uashington në nderim tuajin. Me këtë certifikatë thuhet se me 4 korrik 2017 ky flamur është valëvitur në ndërtesën e kongresit me kërkesën e kongresmenit Engel në nder të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ua prezantoj këtë si një simbol të demokracisë kryeministri të zgjedhur të Republikës së Kosovës”, ka thënë Engel gjatë një konference të përbashkët që pati me Haradinaj pas mbledhjes solemne të Qeverisë për nder të tij.
/arbresh.info/

Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu