Ende pa u bërë 24 orë, në Vushtrri u shënuan 3 viktima në dy raste të ndara nga arma e zjarrit.
Viktima e parë ishte 19 vjeçari Ardit Zymeri i cili u privua nga jeta me armë zjarri të dielën rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
I dyshuari po ashtu 19 vjeçar është kapur pak kohë pas aktit ku sipas Prokurorisë Themelorë në Mitrovicë, i njëjti ka pranuar fajësinë.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë:, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërkaq, pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë, dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, pronari i një furre buke ka privuar nga jeta një punëtore grua dhe më pas ka vrarë veten.
Policia dhe prokuroria kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të rastit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se hetimet janë në fazën fillestare.
“Konfirmojmë se janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, një person ka privuar nga jeta një grua dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Prokurori dhe njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Preteni.
Motivet për të dyja rastet ende nuk janë të njohura./Arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...