Emri i Sheshit “Ibrahim Rugova” nuk do të ndryshoj

22:22 | 9 Prill 2015
M. A.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se Sheshit ‘Ibrahim Rugova’ nuk do t’i nderohet emri, duke thënë se të gjitha komentet janë spekulime.

“I vetmi ndërrim që ka ndodhë ka qenë shkurtimi i emrit që e kërkon ligji, nga një emër i gjatë që ka qenë, ‘Sheshi i Pavarësisë Ibrahim Rugova’, në ‘Sheshi Ibrahim Rugova’”, tha Ahmeti, duke sqaruar se ligji e precizon qartë se emri s’mund t’i ketë më shumë se 36 karaktere.

Ahmeti sqaroi se edhe ky emër duhet të miratohet me vendim zyrtar në Kuvendin Komunal, raporton Rrokum TV.

Kryetari Ahmeti ka theksuar po ashtu se ai nuk do të lejojë në asnjë mënyrë, që buxheti i Prishtinës të shpenzohet për gjëra të kota që nuk ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Ahmeti ka theksuar se i ka premtuar shujtat dhe i ka realizuar, duke shtuar përveç tyre ka filluar tashmë edhe komuna e Gjakovës.

Kryetari i Prishtinës i ka ftuar prokurorinë e policinë që për çdo rast të dyshimtë të shkojnë dhe ta hetojnë Administratën e sidomos Kadastrin.

Ai ka theksuar se nuk ka frikë nga zgjedhjet edhe pse e di që qytetari mundet ta ndëshkojë.

Ahmeti tregoi se Prishtina është vendi i vetëm ku nuk durohet mendjemadhësia e atyre njerëzve qe e konsiderojnë atë si pronë te veten.

Derisa për garazhet e PDK-së, Ahmeti ka theksuar se nëse ato janë pa leje do të rrëzohen

“Këto garazha kanë me u trajtue në bazë të ligjit dhe nëse hyjnë në listën e objekteve pa leje ato normalisht se kanë me u rrëzue”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme