Përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, vizitoi sot komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani.
Pjesëmarrës në takimin që u zhvillua në shtabin e KFOR-it “Camp Film City” në Prishtinë ishin edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si dhe shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në një njoftim zyrtar, KFOR-i bën me dije se takimi u përqendrua në zhvillimet më të fundit mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal. Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë” deklaron KFOR-i.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë./Arbresh.info/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...