Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në nëntëmujorin e parë të vitit 2025, trajtim mjekësor kanë marrë, 77 mijë e 655 pacientë.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se ky trajtim është ofruar nga 33 specialistë emergjent, 6 specialistë internist, 4 kardiolog dhe 92 infermier/e, që paraqet numrin më të madh të infermierëve dhe mjekëve nga paslufta, në këtë klinikë, përcjell Arbresh.info
“Kontribut të çmuar kanë dhënë edhe profilet e tjera mjekësore, përmes konsultimeve, sikurse edhe degët diagnostike. Nga numri i përgjithshëm, 18 mijë e 329 pacientë, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, 23 mijë e 810 shërbime internistike, 13 mijë e 730 në atë kirurgjike, si dhe 16 mijë e 475 raste ortopedike”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj periudhe, në Emergjencë janë kryer 972 operacione kirurgjike.
Poashtu, 5 mijë e 329 intervenime në sallën e vogël./Arbresh.info
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave