Prijësi i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ka mbajtur një tubim me qytetarët në Fushë Kosovë, të cilëve u ka kërkuar votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në fjalën e tij të rastit, Rrahmani ka theksuar se është nderë për të që të angazhohet për mbrojtjen e familjes, shkruan Arbresh.info.
“Është një nderë që të angazhohemi në mbrojtjen e familjes ku ka nënë e baba, gjysh e gjyshe, ku ka djalë e çikë. Me këtë angazhim ne do ta ndjekim rrugën gjatë e nuk dorëzohemi as pas dënimeve, as nga presionet e vazhdueshme. Nuk ka pengës e cila mundet me na ndalu që familjen me mbrojt. Familja jonë edukohet prej nënave tona e nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të na tjetërsojnë. Njerëzit kanë dhënë jetën për krijimin e familjeve tona, për ta ruajtur nderin dhe dinjitetin dhe nuk lejojmë që ajo të cenohet nga njerëzit që financohen nga vende të ndryshme”, tha Rrahmani.
Ndër të tjera, ai ka hedhur poshtë spekulimet se mund të lidh koalicion pas zgjedhor me ndonjërën nga subjektet politike.
“Ne jemi e vetmja dorë e zgjatur e qytetarëve asnjëher nuk do të jemi argat i asnjë subjekti politik”, tha Rrahmani./Arbresh.info
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...