Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Lista për familje”, Eman Rrahmani, ka theksuar se Peja ka një popull të fortë dhe të vendosur që di të mbrojë familjen, shtëpinë dhe të ardhmen e fëmijëve të saj.
Në një fjalim para qytetarëve të Pejës, Rrahmani ka prezantuar platformën politike të koalicionit të tij dhe ka theksuar angazhimin për të mbrojtur vlerat familjare.
“Kënaqësi e madhe të dëgjoj e të ju drejtohem për një fjalë rasti shumë qytetarëve të Pejës, për të treguar platformën tonë të qartë politike dhe që ne mbetemi të vetmit në Kosovë që filluam, qëndruam dhe do të përpiqemi që t’i ndalojmë me çdo kusht, ligjet dhe lobimet e mëdha për ta tjetërësuar rininë tonë, familjen tonë”, shkroi Rrahmani./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...