Një ditë më parë u raportua se është zgjatur orari i pjestarëve të Njësisë Speciale në veri të vendit.
Ushtruesi i detyrës së komandanti i Stacionit të Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani për Arbresh.info ka thënë se nuk ka zgjatje të orarit për policët që janë të angazhuar në katër komunat veriore, por përshtatje të tij.
“Nuk ka zgjatje të orarit. Ka përshtatje të orarit, që ndodhë varësisht prej kërkesave në teren, por zgjatje jo”, ka thënë Elshani.
Ai theksoi se situate e sigurisë në katër komunat veriore është e brishtë dhe për këtë Policia e Kosovës është nën vëzhgim të vazhdueshëm.
“Situata është ende e brishtë. Për këtë ne si institucion i policisë po vazhdojmë kryerjen e detyrave tona duke e vëzhguar situatën në vazhdimësi dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, tha ndër të tjera ai./Arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...