Mbi 6.300 qytetarë kanë aplikuar për konvertimin e patent shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Deri sot janë konvertuar përmbi 6 mijë e 300 patentë shoferë. Ka afat edhe nesër deri në orën 16:00. Pastaj, është vikend dhe do të vazhdojmë me vetëdijësim të qytetarëve, në rast se hasim në patent shofer paralel, e të cilat janë jo ekzistuese për ne”, ka thënë ai.
Elshani ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me gjobitje me tiketa, të cilat sipas tij do të jenë në vlerë nga 500 deri në 1500 euro.
Tutje ai ka bërë të ditur se vlerësohet se kanë mbetur vetëm edhe disa qindra patentë shoferë të pakonvertuar.
“Nuk e kemi shifrën e saktë, sidoqoftë kemi qytetarë të tjerë të cilët s’mund t’i realizojnë të drejtat e tyre për të qenë shtetas të Kosovës. Ka një numër që nuk e dimë saktë, por që është me qindra”, ka thënë ai për RTK-në.
Procesi i konvertimit të patentë shoferëve ka nisur nga 9 maji.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...