Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se sonte do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetar të komunave, ndërkaq nga nesër nisë numërimi për asamblistët.
“Në 19:30 do ta kemi të dhëna preliminare për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Besojmë që brenda një kohe të shkurtër pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të fillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve. Sipas ligjit, numërohen fletëvotimet për kryetar të komunave dhe pastaj ato për kuvende komunale. Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen nga nesër në qendrat komunale të numërimit”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.
Elezi ka shtuar se kësaj radhe përditësimet e të dhënave kanë qenë më të shpeshta, krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara.
“Në përgjithësi krahasimin e bëjmë me zgjedhjet e llojit të njëjtë, pra me lokalet sepse kanë veçori të ndryshme. Në shkurtin e këtij viti në zgjedhjet parlamentare kemi pasur 1200 kandidatë për deputetë, ndërkaq në zgjedhjet lokale kemi 205 kandidatë dhe zgjidhjet për Kuvendin Komunal më shumë se 4 mijë”, ka thënë Elezi.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...