Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ai tha se KQZ-ja i është drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ministrisë së Punëve të Jashtme, ministrisë së Mbrojtjes dhe Doganës së Kosovës me lista me emrat e 3 mijë e 205 kandidatëve që u takojnë subjekteve të ndryshme politike.
“Janë dërguar në institucione të ndryshme shkresa të veçanta nga të cilat, në bazë të fushës së përgjegjësisë që mbulojnë, është kërkuar konfirmimi i përshtatshmërisë së kandidatëve me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave i është bashkangjitur edhe lista me emrat e 3 mijë e 205 kandidatëve që u takojnë subjekteve të ndryshme politike dhe të cilët kanë kërkuar nga KQZ-ja që të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Edhe rreth 2 mijë emra të tjera do të dërgohen së shpejti në këto institucione”.
“Për verifikim sipas planit operacional nga këto institucione do të presim përgjigje deri me 24 gusht. KQZ do të marr vendime më se largu deri më 1 shtator. Pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë në PZAP dhe Gjykatën Supreme. Afati i fundit për tërheqjen e shortit të subjekteve politike është data 8 shtator”, tha Elezi./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...