Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, Zenun Elezaj ka arritur të mposhtë në balotazh kundërkandidatin e tij nga radhët e Partisë Demokartike të Kosovës, Sokol Bashotën, i cili që nga pas lufta ka qeverisur këtë komunë.
Megjithëse në zgjedhjet e raundit të parë, me 22 tetor Elezaj kishte më pak vota se Bashota, ai në raundin e dytë arriti që ta përmbys rezultatin, duke fituar 52.64 për qind të votave.
Bashota pati 853 vota më pak se fituesi i këtyre zgjedhjeve në Klinë, apo 47.36 për qind të votave.
Në një prononcim për Indeksonline, Elezaj thotë se tani më fitorja e tij është e sigurt, pasi numri i votave me kusht është shumë i vogël.
“Janë vetëm 130 vota, pra nuk munden të ndikojnë ato. Unë jam fituesi i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.
I pyetur se cila mendon se është arsyeja që qytetarët e kanë nxjerr atë fitues, Elezaj tha se ka qenë angazhimi i tij gjatë fushatës, por edhe pakënaqësia e qytetarëve me qeverisjen e Bashotës.
“Nuk mund ta quaj përballje, në një formë ne jemi munduar të komunikojmë shumë me elektorat, ta shpalosim programin e mirëfilltë, e kemi marrë mbështetjen e qytetarëve që kanë qenë të pakënaqur me qeverisjen e Bashotës. Besoj që kemi ditur ta shpalosim programin”, ka thënë Elezaj.
Ndryshe, Bashota ka udhëhequr me komunën e Klinës për 17 vjet me radhë.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...