Pavarësisht se vendimi për ndarjen e 290 mijë eurove për familjet e grupit Kumanova, kishte shkaktuar përplasje mes kryeministrit dhe vartësve të tij, ai tashmë është ekzekutuar nga Ministria e Financave.
Vendimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, i marre në fund të vitit të kaluar për ndarjen e 290 mijë eurove për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës, tashmë është ekzekutuar.
Lajmin për pagesën e këtyre mjeteve ndaj 29 familjeve të këtij grupi, e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.
“Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.09/13 te datës 10.11.2017, janë ndarë mjete monetare në vlere prej 290,000.00€ për 29 familjarë proporcionalisht, sipas listës së dërguar nga Kryeministria”, thuhet në përgjigjen e Shahinit.
Sipas Shahinit, pagesa është bërë nga kategoria shpenzime të pa parashikuara.
“Në zbatim të vendimit, pagesa e këtyre mjeteve është bërë nga ndarja buxhetore Shpenzime të pa parashikuara, nga programi Subvencione, me datë 15.12.2017”, tha Shahini.
Qeveria Haradinaj e kishte marrë vendimin me arsyetimin për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të këtij grupi të cilët gjatë 9 dhe 10 majit u përleshën në Kumanovë.
Më 2 nëntor Gjykata në Shkup dënoi me 746 vjet burg të akuzuarit për përleshjet në Kumanovë gjatë të cilave u vranë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 persona nga grupi i armatosur.
Kurse me 3 nëntor në Prishtinë ishte protestua kundër dënimit të tyre.
Para protestuesve doli kryeministri Haradinaj i cili, pastaj priti në takim familjarë të të dënuarve për përleshjen në Kumanovë. Disa ditë më vonë e mori vendimin për ndarjen e 290 mijë euove.
Por Haradinaj, u kritikua shumë për këtë vendim, madje u bë shkak i përplasje mes tij dhe vartësve të tij. Vet kryeministri e pati pranuar një gjë të tillë.
“E kom thirrë ministrin e Drejtësisë, a pe bon një propozim diqysh, tha po kqyri me vet qysh shkon, edhe i mshova vet prej zyrës së kryeministrit, shpejt e shpejt”, ka thënë Haradinaj.
“Në këto raste gjykimi i im është i shpejtë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ministri Abelard Tahiri, kur ishte pyetur nga Gazeta Insajderi, nuk ka dashur të komentoj rreth këtij rasti.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...