Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për mbi 400 mijë fëmijë me rritjen prej 50 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte paralajmëruar më herët.
Murati tha se gjatë ditës, të gjitha familjet përfituese do të marrin pagesat në llogaritë e tyre.
“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen”, tha ai.
Ndryshe, Qeveria mori vendim për rritjen e shtesave për fëmijë muajin e kaluar./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit