Eksperti i sigurisë Drizan Shala i quan këto ministri të dështuara

09:52 | 1 Dhjetor 2022

Në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme është vrarë një grua shtatzënë, të cilën dyshohet se e vrau ish burri i saj.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ku sistemin në Kosovë e ka quajtur kollaps.

Ja dhe postimi i plotë i plotë i Shalës:

Për ngjarjen brenda ShSKUK çka na dëshmojë

1 ore e 30 minuta përafesisht ka qendruar tani e ndjera shtrit dhe askush nga mjeket nuk kanë marr veprim me ja shpetu jeten foshnjes !

Dmth sistemi në Kosovë është kollaps

-Mjeksia shkojë në humëner , absurditet duhet me u thirr Urgjenca për me intervenu brenda ShSKUK

– Policia me U.D dhe sipas raportimeve ka dështuar dhe  duhet me u shkarku / dhanë dorëheqje edhe U.D

– Gjykata fajtor që se ka mbikqyrë zbatimin e vendimit të saj për mbrojtje që ka shqiptu për viktimen.

– Qendra për punë sociale në Lipjanë dështim total.

Pra :

Ministria e MPB – Dorëhqje e Ministrit aktor i filmave Hollywood – Xhelal Sveçla

Ministria e Drejtësisë – Dorëhqje e Ministres e cila është “Narcissistic”

Ministria e Financave , Punës  dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ) ketu skem çka ti shtojmë as më shum e as më pak se ky “kontabilisti” të shkojë në shtepi .

Ministria e Shëndetësisë – U.D i kësaj Ministria në shtepi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në poziten e “Udhëheqit” të kesaj ministrie

Pra ketu kemi katër ministri që kanë dështuar në nivel politik.

Shpërndaje në rrjete sociale