Konrad Clewing, ekspertt i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore, në një prononcim për gazetën gjermane Bild, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Derisa ka përmendur incidentet e fundit, përfshirë barrikadat dhe plagosjen e dy të rinjve serbë afër Shtërpcës, ka thënë se ato mund të mos jenë të fundit.
Clewing është shprehur se “konfliktet e dhunshme lokale në veri të Kosovës janë veçanërisht të pritshme”, ndërsa ka shtuar se “zhvillimet janë ‘krejtësisht të hapura’ dhe përveç luftës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ‘pothuajse gjithçka është e mundshme”, transmeton arbresh.info.
“Deri në arritjen e marrëveshjes së përhershme me njohje de fakto të Kosovës nga Serbia – me gjasë s’mund të arrihet për një kohë të gjatë – përshkallëzimi i përkohshëm është me të vërtetë çështje kohe”, ka vlerësuar ai.
Dhe më tej, eksperti gjerman ka shtuar se “duke pasur parasysh situatën e pasigurt dhe të paparashikueshme të luftës në Ukrainë, ajo vazhdon të ketë një potencial të dukshëm destabilizues politik për situatën në Ballkanin Perëndimor”.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...