Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ekipit të tij të këshilltarëve i është bashkuar edhe eksperti amerikan, Joe Duncan, raporton Gazeta Express.
Mehaj ka shkruar në Facebook se sot i ka dëshiruar mirëseardhje ekspertit amerikan.
Postimi i plotë:
Ekipit tim të këshilltarve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan.
Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, z. Joe Duncan.
Në procesin e reformës ligjore, administrative , organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne.
Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional./arbresh.info/

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...