Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat nxorën Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) si partinë fituese, ndërsa Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si partia e dytë.
Mirëpo, përkundër asaj që negociatat mes këtyre dy partive kishin nisur para mbajtjes së zgjedhjeve, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale mes tyre për formimin e qeverisë.
Zvarritja e formimit të qeverisë, po i pengon disa procese të rëndësishme për shtetin e Kosovës, shkruan arbresh.info
Liberalizimi i vizave për kosovarët dhe procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë, janë dy nga çështjet që mund të kenë ngecje në mungesë të formimit të institucioneve.
Njohësit e këtyre çështjeve kanë vlerësime të ndryshme sa i përket asaj që mos formimi i qeverisë mund të shkaktoj apo jo ngecje ne procesin e liberalizimit të vizave dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazreku, nuk e sheh si problem mos formimin e qeverisë për qasjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.
Ai për arbresh.info tha se pavarësisht krijimit apo mos krijimit të qeverisë, Kosova duhet t’i qaset dialogut me Serbinë, krejt kjo me arritjen e një konsensusi nacional brenda vendit.
“Para se të flasim për vonesat me dialogun me Serbinë mendoj që dialogut duhet t’i qasemi pavarësisht krijimit apo mos krijimit të qeverisë prej një konteksti tjetër, e ai kontekst për mendimin tim është gjithmonë arritja e një konsensusi nacional brenda vendit, pozitës dhe opozitës, sa i përket çështjes së dialogut. Ne e dimë që sa vite një konsensus i tillë nuk e ka çu Kosovën në pozita të favorshme, dhe nuk do të ketë asnjëherë pa pasur kompromis nacional”, tha Mazreku
Mos formimi i institucioneve të Kosovës, sipas Mazrekut nuk ndikon as në liberalizimi i vizave.
Ai thotë se formimi apo mos formimi i qeverisë nuk do të ndikojë në shtyrjen e këtij procesi.
Për më tepër, ai thotë se kjo është më shumë çështje e Bashkimit Evropian (BE).
“Sa i përket liberalizimit të vizave prapë se prapë nuk mendoj se mos krijimi i qeverisë do të ndikoj në shtyrjen apo ngecjen e këtij procesi. Prapë se prapë problemi i marrjes së një drejtimi politik, në këtë rast në Këshillin Bashkimit Evropian është më tepër çështje e BE-së sesa mbushje i atyre kritereve që i ka liberalizimi i vizave”, tha Mazreku.
Çohu: Nuk ka liberalizim të vizave pa formimin e institucioneve të Kosovës.
Në anën tjetër, drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj mendon se BE nuk do të merr vendim për çështjen e liberalizimit të vizave pa u krijuar institucionet e reja dhe pa u formuar Qeveria e Kosovës.
Pasi që sipas tij ajo është një lloj kontrate që nënshkruhet mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës.
“Padyshim që mundet me e vonu, nuk besoj që BE do të merr vendim për çështjen e liberalizimit të vizave pa u kriju institucionet e reja dhe pa u formu qeveria. Çdo vonesë që shkon në drejtim të krijimit të qeverisë mund me pas pasoja direkt tek liberalizimi i vizave, sepse BE kur e vendos në Këshill për me e votu dhe kur e merr vendimin për liberalizim vizave, ajo është një kontratë që duhet me u nënshkrua me Qeverinë e Kosovës dhe qeveria pastaj i merr disa obligime nga ajo kontratë me Bashkimin Evropian.” tha Demhasaj.
Ai thotë se nga ana e BE-së nuk ka vullnet të plotë politik për të marr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Në mungesë të një qeverie me kompetenca të plota edhe mundet me pas shtyrje për këtë çështje, por, nuk besoj që deri tash është kjo ajo që po e shtyn liberalizimin e vizave, po shihet që nuk ka vullnet politik nga ana e BE-së për me e marr një vendim të tillë për Kosovën”, tha Demhasaj.
Ndryshe, kosovarët kanë marrë premtime shumë për liberalizimin e vizave që nga shpallja e pavarësisë, mirëpo ende nuk dihet se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Pavarësisht se edhe nga ana e udhëheqësve të BE-së, është pranuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, ata kanë kërkuar që të mos jepen premtim apo ndonjë datë e caktuar për liberalizimin e vizave./arbresh.info/ Elona Haxhiu
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...