Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Njohësit e çështjeve politike këtë po e konsiderojnë të padrejtë.
Megjithatë ata thonë se duhet të vazhdohet me dialog dhe lobim tek shtetet anëtare të BE-së.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, thotë për RTV Dukagjinin se progresi në dialog është kyç sa përket liberalizimit të vizave, marrjes së statusit kandidat për BE, qoftë edhe për avancimit tonë në organizatat multiralerale, siç janë OKB dhe NATO.
“Prandaj rëndësia e tij [dialogut] nuk bën të mbivlerësohet”, tha Shasha
Ndërkaq njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, po i sheh vendet anëtare të BE-së faktorin kryesor për mos liberalizimin e vizave, e jo Kosovën, apo mos plotësimin e kritereve.
“Çështja e liberalizimit të vizave është tërësisht kontekst i funksionimit të Bashkimit Evropian. E, që në këtë rast tregon fragjilitetin e saj në kuptimin e vendim marrjes politike në BE. Kosova, sa i përket kritereve, siç quhen teknokratike i ka plotësuar të gjitha kriteret. Këtë nuk po e themi ne por e ka thënë një organ i BE-së, që është Komisioni Evropian, që është organi kompetent ta vlerësojë një shtet nëse i ka përmbushur ato kritere, ose jo”, tha Mazreku.
Ndryshe, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...