Ekspertët e bombave të njësisë speciale ‘BOMB SQUAD’ (NJTME), për shkak të pakënaqësive dhe diskriminimit me shtesat e rrezikshmërisë paralajmërojnë protestë në ditët në vijim.
Njësia ‘’BOMB SQUAD’ (NJTME) është njësi elitare e cila operon në kuadër të njësive speciale të Policisë se Kosovës
Detyrat primare të saj janë reagimi në kërcënimet me bomba, zbulimi, çmontimi i gjitha llojeve të bombave, mjeteve eksplozive si dhe materieve të rrezikshme të cilat kanë prapavijë kriminale-terroriste, njofton Klankosova.tv.
Poashtu specialistët e kësaj njësie bëjnë ekspertiza të detajuara shkencore për rastet e shpërthimeve dhe gjetjeve të mjeteve eksploduese.
Pjesëtaret e kësaj njësie numri i të cilëve sipas informatave aktualisht është i vogël, janë të trajnuar në akademitë më prestigjioze në botë, ndërsa certifikimi i tyre si ekspert të kësaj fushe zgjat 5 vjet.
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...