Emërimi i Driton Bardhecit në postin e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë ka bërë bujë të madhe në mediat vendore.
Kjo pasi që i emëruari si zv.ministër Driton Bardheci është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht ka notën mesatare 6.8.
Përpos kësaj, i propozuari nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj për zëvendësministër posedon edhe një kontratë pune të përhershme në Telekom.
Portali arbresh.info mëson se Driton Bardheci ka kontratë të përhershme në Telekomin e Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar në Departamentin e Marketingut.
Por në një përgjigje nga zyra për media e Telekomit, tregojnë se personi në fjalë ishte pjesë e Telekomit, por pas emërimit në pozitën e zëvendësministrit, ai ka kërkuar pezullim nga puna.
Kërkesa e tij është aprovuar nga Telekomi i Kosovës.
“Driton Bardheci, duke u thirrur në ligjin e punës, ka kërkuar nga kompania pezullimin e përkohshëm të të drejtave dhe të detyrave nga mardhënia e punës, sipas nenit 41, pika 1.2 , çka edhe i është aprovuar,duke filluar nga data 18.06.2020”, ka thënë Fadil Lepaja nga Departamenti për Relacione me Publikun në Telekom.
Në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, në PTK u raportua se kishte punësime të shumta partiake.
Ndër to ishte edhe punësimi i kryetarit të rinisë së AAK-së, Driton Bardhecit i cili sot u shpërblye me postin e zëvendësministrit.
Për punësimin e tij në Telekom kishte reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në kohën sa ishte në opozitë kur shtetin e udhëhiqte Ramush Haradinaj.
Emërimi i tij si zv.ministër u cilësua nga Organizata Studentore ‘Studim, Veprim, Kritikë”, si goditje e rëndë për arsimin në Kosovë.
“Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit”, thuhet në reagimin e tyre./arbresh.info/
Zëvendësministri i Arsimit ka edhe kontratë të përhershme në Telekom
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...