Edhe një tjetër kosovar i cili po luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri është vrarë gjatë javës së kaluar.
Basri Sylejmani, nga lagjja Kodra e Trimave, Prishtinë, është kosovari i radhës i cili është vrarë në Siri.
Burimi të Gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS’it në Siri.
Merret vesh se familja ka marr lajmin për vrasjen e tij, por ende nuk ka hapur të pame.
Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.
Ndryshe, Sylejmani njihet si shok i ngushtë i terroristit të famshëm, Lavdrim Muhaxheri. Ai, kur raportohej për vrasjen e Lavdrimit, përmes rrjeteve sociale kishte demantuar mediat.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...