Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova përfundimisht nuk do ta votoj koalicionin PAN për formimin e Qeverisë nga Ramush Haradinaj.
Burime të afërta të Arbresh.info me deputeten më të re të Kuvendit të Kosovës thonë se ajo nuk do ta tradhëtoj partinë të cilës i përket e të cilën e ka themeluar i ati i saj, presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Pas një vizite që pati zhvilluar i nomunuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj në shtëpinë e deputetes muaj më parë, ishte përfolur gjatë në media se Teuta do t’i jap votën atij për ta formuar Qeverinë.
Këto dyshime i pati rritur edhe më shumë takimi që kishte pasur edhe vëllai i saj Ukë Rugova me krerët e tri partive kryesore të koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Mirëpo të gjitha këto tani janë hedhur poshtë nga njerëz të afërt me Teuta Rugovën./arbresh.info.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?