Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dyshohet se me të ardhur në karrigen e ministrit ka rehatuar nëpër pozita të rëndësishme të institucioneve shtetërore hiq më pak se tre anëtarë të një familjeje.
Arbresh.info mëson nga burimet e tij se në vitin 2003 Gani Mehmetaj është emëruar Drejtor i Kosovafilmit, kurse në vitin 2013 ai është suspenduar nga pozita që mbante si Drejtor i KosovaFilmit, për shkak të “dyshimeve” për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Njoftimi lidhur me Gani Mehmetaj ishte bërë përmes një komunikate ku thuhej se “atë e ka shkarkuar Komisioni Disiplinor, pasi ka konstatuar se nuk ka respektuar hierarkinë, Udhëzimin Administrativ për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, duke i përdorur ato pa autorizim, ka shkelur Rregulloren për pushim vjetor, si dhe Rregulloren për orar të punës”.
Gani Mehmetaj, siq mëson Arbresh.info, ka vazhduar si i suspenduar deri në fillim të vitit 2015 të marrë një pagë të përgjysmuar ndërkaq pas emërimit të Kujtim Shalës në Ministrinë e Kulturës, Gani Mehmetaj në shkurt të vitit 2015 i është rikthyer postit të tij.

Ndërkohë, në bazë të burimeve të Arbresh.info, vëllau i Ganiut, Haxhi Mehmetaj punon si arkeolog tek Instituti Arkeologjik ndërsa ai kishte ardhur në këtë pozitë ende pa e marrë në dorë drejtimin e MKRS-së, Kujtim Shala.


Edhe gruaja e Haxhi Mehmetaj, Fatime Mehmetaj, tash e sa vite mban pozitën e Shefes së bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë.
Ashtu sikurse bashkëshorti i saj Haxhiu, edhe Fatimja e kishte marrë drejtimin e bibliotekës ende pa ardhë në krye të Ministrisë së Kulturës, Kujtim Shala.
Nga po e njëjta familje, djali i vëllaut të Ganiut, Kastriot Mehmetaj, punësohet në MKRS pas emërimit të Kujtim Shalës në këtë ministri, fillimisht si “ asistent i divizioneve”(me kontratë mbi vepër), e pastaj kalon si asistent administrativ në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

Pos, tjerash, Gani Mehmetaj, ka të punësuar edhe djalin e motrës, Ilir Gjocaj si Menaxher të Kosovafilmit që nga viti 2004, por, po ashtu edhe Gjocaj, në prill të vitit 2016 merr edhe një pozitë shtesë nga MKRS, me ç’rast zgjedhet anëtar i Këshillit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Arbresh.info ka tentuar të flasë me Gani Mehmetajn në lidhje me këtë çështje mirëpo kontakti ka qenë i pamundur.


Megjithatë, që nga emërimi i Shalës si ministër, lidhur me MKRS ka pasur shumë avancime, madje pa i ndjekur procedurat ligjore.
Shala, përmes fotove shihet që ka “raporte” të mira me të punësuarit e tij në MKRS.
Muaj, më parë mediat patën publikuar listen e “armatës” së Kujtim Shalës, ku në mesin e tyre ka pasur një numër prej 30 personave të punësuar politikë, pra, jashtë listës së rregullt të pagave./Arbresh.info

Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...