Me 21 korrik anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni është emëruar koordinator shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi.
Me të marr në duar procesin e dialogut, Hyseni ka zhvilluar një seri të takimeve në Bruksel për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi, raporton arbresh.info.
Arbresh.info, nga burimet e afërta me Hysenin merr vesh se të shtunën do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Koordinatori shtetërorë i dialogut Kosovë-Serbi, pas vizitave që do të zhvillojë në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE-së, për fazën e re të dialogut do të udhëtojë për në ShBA”, ka thënë ky burim për Arbresh.info”
Arbresh.info mëson se Hyseni do të pritet nga përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan.
Nuk dihet nëse Hyseni do të takohet edhe me Richard Grenell, përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndryshe takimi i 27 qershorit i thirrur nga Grenell në Shtëpinë e Bardhë ishte anuluar për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i propozim-aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar për presidentitn Hashim Thaçin.
Takimin e kishte anuluar edhe kryeministri, Avdullah Hoti, anulim ky i mirëkuptuar nga Grenell, shkruan Arbresh.info.
“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin e ri së shpejti”, kishte shkruan Grenell, pas anulimit të vizitës.
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare