Ekskluzive: Partia e kriminelit Arkan, financuese e Kishës serbe në hapësirat e UP-së

14:34 | 14 Mars 2016
M. A.

Kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989, jo vetëm që është ndërtuar në masa të dhunshme por edhe është përkrahur dhe financuar nga Partia e kriminelit, Arkan (Zheljko Razhnjatevic-Arkan), bënë të ditur KosovaPress.

KosovaPress ka siguruar një video, ku krimineli Arkan i cili njihet për krimet e bëra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, është i pranishëm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë fillimit të punës së ndërtimit të kishës.

Gjatë gjithë kohës së luftërave në ish-Jugusllavi, Kisha Serbe dhe Krimineli Arkan me partine e tij kanë pasur bashkëpunim të ngushtë. Kjo ilustrohet edhe me shumë foto të asaj kohe.

Krimineli Arkan në luftëra

Krimineli Arkan në ceremonitë kishtare.

Dy kriminel së bashku: Radovan Karagjiq dhe Zeljko Raznjatoviq –Arkan

Kriminelet: Slobodan Milosheviqi dhe Zeljko Raznjatoviq –Arkan.

Në vitet e 90-ta, Arkani kishte krijuar edhe partinë e tij e cila quhej Partia e Bashkimit të Serbeve dhe ushtrinë me paramilitarë serb që quhej Garda e vullnetarëve serbë, e cila ka pas më shumë se 300 ushtarë, që armatimet dhe financimin e ka siguruar nga shteti i Serbisë. Arkan ka qenë edhe deputet i parlamentit të Serbisë. ( Shih foton e mëposhtme të fushatës të viteve 90-ta ( në mes shkruan: Partia e bashkimit të Serbeve. Djathtas: Garda vullnetare serbe. Poshtë: Serbia Thërret)

Gjatë gjithë kohës së luftërave në ish-Jugusllavi, Kisha Serbe dhe Krimineli Arkan me partine e tij kanë pasur bashkëpunim të ngushtë. Kjo ilustrohet edhe me shumë foto të asaj kohe.

 

Udhëheqës të Kishës Ortodokse serbe duke e bekuar martesën e Arkanit me Svetllana Ceca Raznatoviç.

Krimineli Arkan me njësit paramilitare serbe.

Krimineli Arkan ka qenë gjatë kohës së pushtimit të Kosovës, udhëheqës i Klubit të Obiliqit, prej vitit 1996 dhe më 6 maj të vitit 1998 ka zënë vendin e parë në Jugosllavi ( në atë kohë Serbia e quante Jugosllavi territorin e Vojvodinës, Kosovës dhe Serbisë).

Ish-kryetari i Federatës së Sportit të Jugosllavisë, Miljan Miljaniq duke i dhënë mirënjohje Arkanit (16 maj 1998).

Fotot më poshtë: Krimineli Arkan pjesëmarrës me njësitë serbe në Krimet në Kosovë.

Kisha është në hapësirat e Universitetit të Prishtinës dhe për ketë nuk ka leje të ndërtimit. Ish-udhëheqja e dhunshme serbe, e cila ka ardhur më 1989, pas rrënimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 , pretendon se më 15.02.1999. i ka lëshuar një leje kësaj kishe, 7 vjet pas ndërtimit të saj.

Edhe sot në Kosovë funksionojnë komunat paralele që lejohen nga Qeveria e Kosovës dhe funksionojnë në vende të ndryshme të Kosovës.

Në Graçanicë funksionon e ashtuquajtura Komunë e Prishtinës dhe lëshojnë legalisht dokumentacione të Serbisë, duke përfshirë edhe leje të njoftimit dhe pasaporta serbe.

Kjo leje mund të i jepet edhe në ditët e sotme duke marrë parasysh se vulat dhe dokumentacioni gjendet në Graçanicë dhe kontrollohen nga strukturat paralele serbe.

Foto: Kisha serbe në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.

Edhe sipas Momqilo Kraishnikuti, cili në një deklaratë për Zërin e Amerikës( më 5 prill 2015 në seksionin e gjuhës serbe) i cili në atë kohë ka qenë zëvendëskryeministër i Serbisë, kjo iniciativë dhe veprim ka ardhë nga vetë Kisha Ortodokse serbe dhe për ketë veprim nuk ka qenë i kënaqur as Beogradi.

(minuta 04.15)

[youtube http://www.youtube.com/watch?v=F2Oung29FU]

Kisha Ortodokse serbe ka qenë ncitsja kryesore për fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe përkrahësja e vazhdueshme e kriminelit Millosheviç, si dhe e ka bekuar çdo serb që ka shkuar në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale