Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shkarkuar 15 ish-roje serbë të urës në Mitrovicë, të cilët për 10 vjet kanë marrë paga nga buxheti i Kosovës.
Pavarësisht se janë paguar, ata kanë vepruar kundër interesave të shtetit.
Shkarkimi u bë pas refuzimit të tyre për t’u transferuar në pozita të tjera.
Njëri prej të shkarkuarve, Miomir Orlaviç, i cili mbante pozicionin e “asistent administrativ” në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Istog, është përfshirë në dokumentet e siguruara nga Arbresh.info.
Vendimi tregon se shkarkimi i tij erdhi për shkak të mungesave të përsëritura në punë dhe shkeljeve disiplinore.
Sipas vendimit, Orlaviç nuk është paraqitur në vendin e punës pas transferimit të përkohshëm, pa dhënë njoftim. Arsye që ai ka dhënë, si mosnjohja e gjuhës shqipe, largësia nga shtëpia, paga e ulët dhe shqetësime për sigurinë.
Komisioni ka konstatuar shkelje të rënda disiplinore, përfshirë mosplotësimin e detyrave, moszbatimin e ligjit dhe braktisjen e punës për tre ose më shumë ditë./Arbresh.info/


Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...