Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha pritet të bëj shkarkimin e katër zyrtarëve të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një gardiani.
Burime të Arbresh. Info kanë bërë të ditur se drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Sokol Zogaj, drejtori për siguri në Burgjet e Kosovës, Burim Buleshkaj, drejtori i burgut ë Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, dhe drejtori i burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, si dhe gardiani Nazim Zekolli pritet të shkarkohen nga ministrja Hoxha.
Shkarkimi i tyre pritet të bëhet pas hetimit dhe dorëzimit të raportit hetimor të Inspektoratit të MD-së tek ministrja e drejtësisë sot në mëngjes, pas intervistimit të drejtorëve dhe gardianit në fjalë.
Hetimi i tyre ishte urdhëruar nga ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha, pas skandalit që u publikua në media ditë më parë, ku katër drejtorët dhe gardiani shiheshin duke darkuar me ish të burgosurin, Blerim Potera, i cili ishte dënuar për veprën penale trafikim me armë.
Burime të Arbresh. Info brenda MD bëjnë të ditur se të dhënat e prezantuara në publik janë të sakta dhe sipas informatave jo zyrtare, personat e dyshuar janë intervistuar sot në mëngjes nga inspektorati i MD-së dhe raporti hetimor është finalizuar dhe i është dorëzuar ministres, e cila pritet të bëj shkarkimin e tyre.
Ndryshe, ky nuk është shkarkimi i parë që ministrja Hoxha pritet të bëj, në fund të vitit të kaluar ministrja ka shkarkuar edhe disa zyrtarë të lartë të SHKK-së, përfshirë ish-drejtorë të burgjeve, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës, që ka të bëj me arratisjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku nga QKUK në shtator 2014. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?