Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të udhëtojë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Arbresh.info.
Selim Selimi do të shkojë ne cilësinë e të dërguarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Nga burimet e Arbresh.info, brenda AAK-së, Selimi nuk do të shkojë ne Bruksel por vetëm në Washington.
Selimi ditë më parë ka marrë detyrën nga AAK-ja, për të qenë si i deleguari i kësaj partie në procesin e dialogut.
Një takim i nivelit të lartë pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku në prezencën e përfaqësuesve amerikanë, do të përballen palët nga Prishtina e Beogradi zyrtar.
Siç bëri të ditur Richard Grenell, emisar special për dialogun – ky takim i të të dyja palëve, do të ketë temë çështjet me karakter ekonomik.
Ekskluzive: Ky është i dërguari i AAK-së për dialogun Kosovë-Serbi
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...