Gjykata Kushtetuese po vazhdon punën për të sjellë vendimin final lidhur me dekretin për mandatarin për formimin e qeverisë.
Arbresh.info nga burime brenda Gjykatës Kushtetuese merr vesh se vendimi rreth kësaj çështje pritet të jepet sonte.
Po ashtu arbresh.info merr vesh se vendimi i gjykatës pritet t’i jap të drejtë formimit të qeverisë nga koalicioni LDK, AAK dhe NISMA.
Nesër (e premte) është dita e fundit që Gjykata Kushtetuese ia ka caktuar vetës për publikimin e vendimit të saj nëse ka të drejtë ose jo presidenti i Kosovës që dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për ta formuar qeverinë e re të Kosovës.
Ndryshe, qeveria e Albin Kurtit nga Vetëvendosje që doli e para në zgjedhjet e fundit, u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament nga 2/3 e deputetëve, mocion i inicuar nga LDK, që ishte partnere në koalicion me VV./arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...