Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sot lëvizjet për shkak të motit të keq.
Durmishi bëri të ditur se ekipet e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren gjatë gjithë kohës për të mbajtur rrugët të kalueshme, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, ai theksoi se temperaturat pritet të zbresin deri në –9°C, ndërsa lagështia nga reshjet do të krijojë ngrica, duke e bërë qarkullimin më të rrezikshëm
“Kujdes i shtuar sonte në rrugët e Kosovës. Temperaturat pritet të zbresin deri në –9°C, ndërsa lagështia nga reshjet do të krijojë ngrica, duke e bërë qarkullimin më të rrezikshëm. Ekipet e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren gjatë gjithë kohës për të mbajtur rrugët të kalueshme. Megjithatë, zbatimi i rregullave të sezonit dimror është i domosdoshëm, përfshirë pajisjen e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë”, shkroi Durmishi në Facebook.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që sonte të shmangin lëvizjet, përveç rasteve kur janë të domosdoshme. Institucionet janë të angazhuara maksimalisht për sigurinë tuaj, ndërsa kontributi juaj është thelbësor duke evituar lëvizjet e panevojshme”, tha Durmishi./Arbresh.info
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...