KESCO njofton të gjithë konsumatorët se, për shkak të festave të fundvitit, të gjitha arkat fizike për pagesën e energjisë elektrike do të jenë të mbyllura nga data 1 deri më 4 janar 2026.
Gjatë kësaj periudhe, KESCO inkurajon konsumatorët që pagesat e faturave të energjisë elektrike t’i realizojnë përmes aplikacionit mobil eKesco, i cili ofron një mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë për kryerjen e pagesave, pa pasur nevojë për prezencë fizike.
Ky hap është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KESCO-s për avancimin e shërbimeve digjitale dhe lehtësimin e përvojës së konsumatorëve, duke ofruar zgjidhje moderne që kursejnë kohë dhe rrisin efikasitetin në shërbim.
Aplikacioni eKesco u mundëson konsumatorëve:
– Pagesë të faturave në çdo kohë dhe nga çdo vend
– Qasje të shpejtë në të dhënat e konsumit dhe faturave
– Shmangie të radhëve dhe pritjeve në arkat fizike
KESCO mbetet e përkushtuar që përmes inovacionit dhe digjitalizimit të shërbimeve të ofrojë shërbime më cilësore, më të qasshme dhe më të sigurta për të gjithë konsumatorët e saj.
&;
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...