Mandati i saj do të jetë katërvjeçar, duke filluar nga data 16 dhjetor, meqë mandati aktual i skadon të dielën.
Në njoftimin e lëshuar nga Specialja thuhet se Trendafilova ka thënë se “e vlerëson besimin që po i jepet përsëri” dhe se “ka besim se DHSK-ja do të vijojë t’i kryejë proceset gjyqësore në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet në kornizën ligjore të Gjykatës”.
“Kryetare Trendafilova u shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë gjykatësve të DHSK-së, Administratores dhe gjithë personelit të Gjykatës, që punojnë në mënyrë të palodhur për të përmbushur mandatin e DHSK-së me profesionalizëm dhe përkushtim të palëkundur”, thuhet tutje në njoftim.
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...
Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...