Lajmi.net ka mësuar se automjeti i Azemit është qëlluar nga një plumb, por fatmirësisht nuk ka goditur ndonjë nga familjarët e tij.
Mësohet se Azemi i ka thënë policisë se vetëm për disa centimetra, familjarët e tij në veturë kanë shpëtuar pa u qëlluar nga plumbi i shkrepur.
Lajmi.net ka kuptuar se basketbollisti Azemi, në cilësinë e dëshmitarit i ka rrëfyer policisë se ka parë një person teksa ka shtënë në drejtim të një personi tjetër.
Ndërkohë, lajmi.net ka kuptuar se forcat e rendit kanë shoqëruar për në stacionin policor, katër persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Rastin e të shtënave me armë zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Flora Ahmeti.
Por përveç konfirmimit ajo nuk ka qenë në gjendje të japë më shumë detaje, përfshirë edhe dyshimet nëse ka të plagosur në këtë incident.
Ky është incidenti i dytë brenda ditës në Prishtinë. Në orët e para të mëngjesit, është raportuar për të shtëna me armë zjarri edhe në lagjen ‘Lakërishte’ të kryeqytetit.
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...