Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një etje për pushtet të pakontrolluar, andaj edhe sipas saj, marrëveshja për një koalicion qeverisës nuk po arrihet.
“VV’ja po tregon një etje për pushtet të pakontrolluar. VV’ja është një faktor i panjohur, dhe nuk dihet si do të përfmormojë sepse asnjëherë nuk ka qenë në pushtet”, është shprehur Tahiri në T7.
E për problemin te mosmarrëveshjet në mbledhjet për koalicion të LDK’së dhe VV’së, Tahiri mendon se fajin e ka kjo e fundit.
“Mendoj se problemi është të VV’ja sepse po të ishte për LDK’në, marrëveshja do të arrihej. LDK’ja ka një kulturë politike”, ka thënë Tahiri.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës